
Kapet i fshehur në pyll autori i dyshuar e krimit makabër të ndodhur paraditen e sotme, ku një person u vra me sëpatë.
Nga ana e policisë së Librazhdit, rreth një orë pas ngjarjes, u bë arrestimi i autorit të dyshuar Fiqeri Askurti, 51 vjeç banues në fshatin Zdrajç të Librazhdit.
Kapja dhe ndalimi i tij, u bë në një zonë pyjore në fshatin Zdrajç pas një pune intensive nga ana e policisë.
Askurti akuzohet se për motive të dobëta në fshatin Zdrajç dyshohet të ketë vrarë me sëpatë 50-vjeçarin Idriz Byci, i cili ishte duke pastruar rrugën në këtë fshat.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Vrasja me dashje”. Paraprakisht bëhet me dije se i dyshuari Askurti vuan nga probleme mendore.
Nga ana e policisë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes që çuan në krimin tronditës. /a.y/noa.al
Krimi në Librazhd, viktima u qëllua me sëpatë nga i sëmuri mendor
E rëndë në Librazhd, sherri përfundon me një të vrarë me sëpatë
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





