
Dalin detaje të reja lidhur me krimin e rëndë të ndodhur paraditen e sotme, ku një person humbi jetën i goditur nga një bashkëfshatar i tij.
Policia thotë zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zdrajç të Librazhdit, ku viktima është vrarë i goditur me sëpatë.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se në fshatin Zdrajç, Idriz Byci rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat, dyshohet të jetë vrarë me sëpatë nga Fiqeri Askurti, 51 vjeç.
Autori i ngjarjes i cili dyshohet të jetë i sëmurë mendor, është larguar menjëherë pas krimit.
Sakaq policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e të dyshuarit. /a.y/noa.al
E rëndë në Librazhd, sherri përfundon me një të vrarë me sëpatë
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





