Transmetuar më 25-01-2018, 11:48

Një sherr i nisur mes dy personave fillimisht me fjalë, ka vijuar me përdorimin e sendeve të forta, me pasojë një të vdekur.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Zdrajç të Librazhdit, ku i dyshuar për vrasjen është Fiqeri Askurti 51 vjeç.
Ai ka qëlluar me sende të forta dhe më tej me sëpatë 50-vjeçarin Idriz Byci, i cili gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të marra.
Askurti menjëherë pasi ka konstatuar se e kishte vrarë Bycin, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rrethanat e krimit janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





