Transmetuar më 24-01-2018, 08:39

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv, u shënua në orët e vona të mbrëmjes së të martës, në Gjirokastër.

Një sasi eksplozivi ishte vendosur në banesën e Gentian Litit në lagjen “Dunavat”, ku si pasojë e shpërthimit, 34-vjeçari mbeti i plagosur në kokë.

Fatmirësisht pas mjekimit të marrë ai u kthye në banesë, pa probleme për jetën. Nga hetimet e policisë dyshohet se ka qenë pikërisht Gentiani shënjestra e atentatit.

Policia po heton për të zbuluar konfliktet që mund të ketë patur 34-vjeçari, duke qenë se edhe në korrik të vitit 2013, i kishin vendosur eksploziv në makinë, por autorët e asaj ngjarjeje nuk janë zbuluar deri më sot.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 23:45 të mbrëmjes së djeshme, e martë, në hyrje të banesës së shtetasit A.Liti, në lagjen “Dunavat i Dytë”.

Si pasojë mbeti i dëmtuar Gentian Liti, 34 vjeç, i biri i shtetasit A.Liti, si dhe janë shënuar dëmtime materiale të banesës. /a.y/noa.al

Shpërthim me eksploziv në një banesë në Gjirokastër, plagoset djali i shtëpisë

Gjirokastër, shpërthim tritoli në Dunavat, nuk dihen shkaqet

Në foto, makina e Litit të cilit iu vendos tritol pesë vite më parë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd