Transmetuar më 08-07-2013, 08:35

Gjirokastër, NOA.al – Një shpërthim i fuqishëm ndodhi sot në mëngjes në qytetin e Gjirokastrës, kur një sasi eksplozivi hodhi në erë automjetin në pronësi të shtetasit Gentian Liti, nga fshati Dunavat.

Noa.al raporton se, gjithçka ndodhi duke u gdhirë dita e sotme rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.  Burime në vendngjarje thanë se, mjeti tip furgon me targa GJ 8067 A në momentin e shpërthimit ishte i parkuar pranë banesës së Litit, në profesion kasap.

Nuk dihet cilët janë autorët që kanë vendosur një sasi lënde eksplozive automjetit, ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz.

Forcat e policisë në vendngjarje kanë konstatuar se lënda eksplozive ishte vendosur poshtë  parafangos së pasagjerit në furgon dhe për pasojë nga shpërthimi është dëmtuar pjesa e përparme e automjetit.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit