Transmetuar më 24-01-2018, 07:16

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur në një banesë, ku për pasojë djali i shtëpisë ka mbetur i plagosur.

Më konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45 të mbrëmjes së djeshme, e martë, në qytetin e Gjirokastrës.

Në hyrje të banesës së shtetasit A.Liti, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar Gentian Liti, 34 vjeç, i biri i shtetasit A.Liti,  si dhe janë shënuar dëmtime materiale të banesës.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd