




Rindërtohet ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë mbrëmjen e së hënës, ku një person vrau shokun e tij dhe më tej i dha fund jetës,
Ngjarja ndodhi rreth orës 19.00 në një lokal në fshatin Gjorm të Vlorës, ku 33-vjeçari Artiol Shenaj, ekzekutoi me armë zjarri Mariglen Memaj 35 vjeç, para se ti jepte fund jetës me po të njëjtën armë, në banesën e xhaxhait të tij.
Dyshimet paraprake janë përqendruar në faktin se krimi mund të ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Marigleni ka qenë duke pirë kafe me Artiolin, kur në një moment pas debateve me fjalë ky i fundit është ngritur nga tavolina për t’u kthyer në shtëpi.
Më pas ai është rikthyer i armatosur, duke hapur zjarr ndaj Memajt, të cilin e la të vdekur në vend.
Në gjendje shoku, ai ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait dhe me të njëjtën armë i ka dhënë fund jetës.
Bëhet e ditur se Artioli vetëm tre ditë kishte që ishte kthyer nga Franca, ku kishte qenë në burg për 8 muaj.
Sakaq Memaj është hetuar për trafik droge në Itali, ku ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit. 35-vjeçari Memaj ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, ndërkohë Artiol Shenaj jetonte me nënën dhe vëllanë. /a.y/noa.al
Kush është Mariglen Memaj, babai i dy fëmijëve që u vra sonte në Vlorë
Detaje nga vrasja e dyfishtë në Vlorë, viktimat kishin konflikt të vjetër
Dy të vrarë në Vlorë, autori qëllon viktimën dhe më pas veten
Në foto, Mariglen Memaj
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





