Transmetuar më 15-01-2018, 20:53

Ky është Mariglen Memaj, një nga viktimat e ngjarjes së rëndë në Gjorm të Vlorës.

Mësohet se ai dhe Artion Shehaj kanë qenë shokë me njëri-tjetrin, por që për fat të keq përfundoi në tragjedi.

Dyshohet se një konflikt i vjetër ka bërë që Shehaj të shkojë në lokalin ku ndodhej Memaj, duke e qëlluar këtë të fundit për vdekje.

Ndërkohë, sipas policisë, pak minuta më vonë, autori i vrasjes është larguar dhe ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait të tij.

Aty ajo ka qëlluar veten me të njëjtën armë me të cilën vrau Mariglenin. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd