Transmetuar më 15-01-2018, 20:22

Një konflikt i hershëm ka qenë shkaku kryesor i ngjarjes së rëndë në Gjorm të Vlorës, e cila përfundoi me dy viktima.

Mësohet se Artion Shenaj, 35 vjeç, kishte shkuar në lokain e fshatit, në të cilin ishte Mariglen Mema, dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë të vrarë.

Pak minuta më vonë, i gjendur në situatë të rënduar psikologjike, Shenaj ka qëlluar veten me të njëjtën armë, tip kallashnikov.

Tre ditë më parë autori ishte kthyer nga Franca, ku kishte përfunduar dënimin me burg, ndërsa Mema kishte 1 muaj që ishte kthyer nga Italia, dhe ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Shenaj dhe Mema rezultojnë me precedentë penalë për drogë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd