Transmetuar më 22-12-2017, 10:25

Dy plumba pas qafe nga kolegu i tij i morën jetën efektivit të policisë së Dibrës, Ardian Roçi, teksa kthehej nga një drekë me kolegun e tij.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.00, Naim Muliu 55 vjeç në debat e sipër me kolegun e komisariatit të Dibrës, vrau me armën e shërbimit, 51-vjeçarin Ardian Roçi.

“Nuk doja ta vrisja. Po debatonim, më shau gjithë rrugës, aty humb durimin dhe qëllova. Jam penduar”, kështu tha Muliu i marrë në pyetje nga kolegët e tij, të cilët i telefonoi direkt pas krimit që kreu, duke u arrestuar.

Gjithçka ndodhi pas një konflikti të momentit mes tyre, ku nuk përjashtohet mundësia që të kenë qenë të dehur, për shkak se viktima dhe i dyshuari kishin qenë në një drekë, madje ishin edhe miq bashkë.

Mësohet se ditën e djeshme ata kishin qenë me shërbim në ë pikën kufitare të Bllatës, ku Roçi, specialisti i IT-së do të bënte ca riparime në disa antena dhe në sistemin e brendshëm të doganës.

Në kthim, dyshohet se ata kanë pirë gjatë rrugës ku viktima mendohet se e ka sharë Muliun nga gruaja dhe nëna.

Kjo bëri që ai ta qëllojë me dy plumba në qafë, ku pavarësisht dërgimit në spital dhe transportimit me helikopter drejt Tiranës të gjejë vdekjen. /a.y/noa.al

Ndërron jetë polici i qëlluar me armë nga kolegu i tij, u konfliktuan pas drekës

Konflikt me armë mes dy policëve, plagoset njëri prej tyre

Në foto, viktima Ardian Roçi