
Dy punonjës të policisë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në orën 19:15, në Dibër.
Burimet bëjnë me dije se ata kanë qenë duke drektuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, në Dibër të Madhe, dhe më pas janë përfshirë në sherr.
Konflikti ka ndodhur në makinën e policisë, ku Naim Muliu, 53 vjeç ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij, Ardian Roçi, 50 vjeç.
Ka qenë vetë autori që ka bërë të mundur transportimin e të lënduarit drejt spitalit, dhe vetë është dorëzuar në polici.
Nuk dihen shkaqet që çuan deri në përdorimin e armës. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
