
Ardian Roçi, punonjësi i policisë i cili u raportua i plgosur me armë zjarri nga kolegu i tij, ka ndërruar jetë pa orë pas ngjarjes.
Gjithçka nisi pas një dreke me oficerin e policisë, Naim Muliu, 55 vjeç, banues në Peshkopi, dhe në kthim të dy u konfliktuan për shkaqe ende të paqarta.
Në sherr e sipër, Muliu nxori armën dhe qëlloi në drejtim të kolegut të tij, dhe më pas e transportoi në spital, ndërsa vetë u dorëzua në polici.
Ardian Roçi mbante detyrën e Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër), ndërsa Naim Muliu punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorine Vendore të Policisë Dibër.
Një helikopter i Ministrisë së Mbrojties u nis për ta percjellë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, por gjithçka rezultoi e kotë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
