
Dy deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Edi Paloka kanë deklaruar se ajo që ka bërë opozita ka qenë vetëm mbrojtja e kushtetutës.
Në një dalje për mediat, Noka në fjalën e tij pas mbledhjes së kryesisë së kuvendi tha se jemi betuar që do mbrojmë Kushtetutën.
“Të jeni të sigurtë që do të mbrojmë interesat e qytetarëve. Narkotrfikantët vrapuan që ti japin prokurorin Edi Ramës për të mbuluar dosjet, nuk do ta arrijnë qëllimin e tyre”, tha Noka
Nga ana e tij Paloka shtoi se “Gjithë deputetët e opozitës bëmë maksimumin e mundshëm për të mbrojtur kushtetutën dhe nuk ka Byro që drejtohet nga Ruçi apo Rama që të pengojë opozitën të bëjë detyrën e saj.
Ky parlament e ka humbur legjitimitetin prandaj ta harrojë ti bëjë shantazh apo presion deputëteve të opozitës. Ky parlament nuk ka parë realisht asgjë akoma”.
Byroja e Kuvendit ka vendosur sot masën ndëshkuese me përjashtimin 10 ditë nga parlamenti për deputetët e opozitës, të përfshirë në incidentin e seancës parlamentare të së hënës ku u protestua kundër zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku./b.l/noa.al/
Incidenti në seancë, Byroja e Kuvendit përjashton me 10 ditë deputetët e opozitës
Goditi Ramën me çizme në parlament, Kryemadhi: Paralajmërim për krimin dhe drogën