Transmetuar më 21-12-2017, 11:24

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pasi doli nga Byroja e Kuvendit tha se nuk i intereson vendimi për masën disiplinore që do të marret. Në një dalje për mediat ajo tha se çizmja në parlament ishte një paralajmërim për krimin dhe drogën.

“Njerëzit të cilët donin që ta përdornin këtë sistem drejtësie ditën e hënë e shkelën kushtutën. Sa i përket çimzes, meqë e kanë me merak të madh, ashtu siç ritheksova në sallën e Byrosë, çizmja është simboli paralajmërues për këtë junt të krimit dhe të drogës që po vendoset në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi. 

Mën tej ajo theksoi se nuk ka për tu ndaluar sepse sipas saj nuk kanë për tu ndaluar shqiptarët, sepse shqiptarët e kanë vendosur drejtësinë në mes të Parisit jo më në Tiranë. 

“Më shqetëson varfëria që po pllakoset tek shqiptarët të cilët sa më të varfër të janë aq më lehtë nënshtrohen nga Rama. Kjo është një arsye që Rama po varfëron shqiptarët për ti pasur skllever dhe argatë të plantacioneve të drogës.  Luftë kundër drogës dhe kundër atyre që duan ti kthejnë shqiptarët në spaçator”, tha ajo.

Monika Kryemadhi tha se Rama është përgjegjësi kryesor për bllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë.

“Statusin për hapjen e negociatave e ka shkatërruar Edi Rama, ai është përgjegjësi kryesor. Ai nuk ka dashur dhe ka sabotuar në cdo moment reformën në drejtësi. Ai është i vetmi përgjegjës i cili e solli në këtë situatë për të zhvilluar seancën e ditës së hënë sepse nuk do të ngrihet Byroja e Hetimit, KLP, Prokuroria kundër korrupsionit, sepse është një nga njerëzit më të korruptuar”, përfundoi Kryemadhi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd