Transmetuar më 20-12-2017, 07:47

Këtë të hënë këngëtarja Zaimina Vasjari organizoi festën për t’i uruar mirëseardhjen vajzës së saj.

Ajo ka publikuar fotografi të shumta nga festa “baby shower”, duke u shfaqur mjaft në formë, ndonëse vetëm pak javë e ndajnë nga lindja.

Zai shihet majë takave tejet të larta dhe me një fustan mini, por barkun nuk mund ta fshehë dot.

Pjesë e veçantë e festës ishte edhe një tortë që mbante emrin Khloe, duke zbuluar kështu se si do të quhet foshnja.

Por ndërsa Zai nuk ka kursyer postimet, as partneri i saj Klodiani, nuk ka rezistuar dot.

Ai ka publikuar në Instagram, dy fotografi të tortës, ku në njërën duket në sfond dhe barku i Zaiminës. Në këtë formë ai konfirmon se po pret me padurim ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre.

Zaimina është e fejuar me një biznesmen në Tiranë, i cili merret me një sërë sipërmarrjesh dhe lidhja e tyre shumë vjeçare, tashmë po kurorëzohet me fëmijë. /a.y/noa.al

Majë takave të larta dhe me fustan mini, Zaimina në top formë pak kohë para lindjes

Zaimina Vasjari organizon festë para lindjes, zbulon emrin e bebes