Transmetuar më 19-12-2017, 13:14

“Mirëserdhët në baby-shower tim. Khloe. Le të hapim dyert për të parë një vend të mrekulleshëm. E gjithë mbrëmja ishte argëtuese”.

Janë këto fjalët e shkruara në Instagram nga këngëtarja Zaimina Vasjari, teksa ka publikuar një fotografi të sajën nga festa e organizuar për ti uruar mirëseardhjen vajzës së saj.

Ajo shihet majë takave tejet të larta dhe me një fustan mini, ku duket mjaft në formë, por barkun nuk mund ta fshehë dot.

Zaimina pas pak javësh pritet të bëhet nënë për herë të parë. Por mbrëmjen e kësaj të hëne ajo ka organizuar festën për t’i urdhëruar mirëseardhjen vogëlushes së saj, festë e cila njihet ndryshe si “baby shower”.

E gjithë festa dominohej nga ngjyra rozë, ndërkohë që mami Zaimina ka zgjedhur të veshë një fustan të bardhë me pellush mbi sup, përmes të cilit duket lirisht barku i rrumbullakosur.

Pjesë e veçantë e festës ishte edhe një tortë që mbante emrin Khloe, duke zbuluar kështu se si do të quhet foshnja.

Zaimina është e fejuar me një biznesmen në Tiranë, i cili merret me një sërë sipërmarrjesh dhe lidhja e tyre shumë vjeçare, tashmë po kurorëzohet me fëmijë. /a.y/noa.al

Zaimina Vasjari organizon festë para lindjes, zbulon emrin e bebes

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd