Transmetuar më 19-12-2017, 07:30

Këngëtarja Zaimina Vasjari pas pak javësh pritet të bëhet nënë për herë të parë. Por mbrëmjen e kësaj të hëne ajo ka organizuar festën për t’i urdhëruar mirëseardhjen vogëlushes së saj, festë e cila njihet ndryshe si “baby shower”.

E gjithë festa dominohej nga ngjyra rozë, ndërkohë që mami Zaimina ka zgjedhur të veshë një fustan të bardhë me pellush mbi sup, përmes të cilit duket lirisht barku i rrumbullakosur.

Pjesë e veçantë e festës ishte edhe një tortë që mbante emrin Khloe, duke zbuluar kështu se si do të quhet foshnja.

Por një tjetër e veçantë është një fustan rozë i vendosur në mes të pjatave ku shkruhet në anglisht, “Faleminderit që na mbushni me dhurata dhe dashuri për ardhjen në jetë të vajzës sonë Khloe!”

Zaimina është e fejuar me një biznesmen në Tiranë, i cili merret me një sërë sipërmarrjesh dhe lidhja e tyre shumë vjeçare, tashmë po kurorëzohet me fëmijë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd