
Dalin detaje të reja lidhur me grabitjen e dhunshme të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Belsh të Elbasanit.
Gjatë grabitjes u morën 3 milionë lekë të vjetra në banesën e 74-vjeçarit M.Tafani, gjatë kohës që bashkëshortja e tij Naferit Tafani 70 vjeçe ndodhej në banesë.
Bashkëshorti i saj kishte shkuar për të parë koncertin që mbante ‘Maratona e këngës popullore’ në Belsh dhe ajo kishte qëndruar në shtëpi.
Por rreth orës 21.00 ajo ka parë se në banesën e të birit emigrant në Greqi, që ndodhet në oborrin e shtëpisë së saj ishte ndezur drita. Kështu ajo ka shkuar për të parë se mos ishte kther i shoqi, kur është përballur me grabitësin i cili e ka kërcënuar se do ta vriste, duke e shtyrë nga shkallët.
“Po fole të vrava, më tha dhe pastaj më shtyu dhe u largua duke kapërcyer kangjellat. Nuk mbaj mend më asgjë pastaj”, ka thënë e moshuara në polici.
Sipas saj fqinjët kanë parë një person tjetër që e priste me motor në rrugë dhe janë larguar, duke marrë me vete edhe lekët që djali kishte sjellë nga emigrimi.
Gruaja u gjet nga fqinjët pa ndjenja duke u dërguar në spitalin e Elbasanit, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al
I grabitën 2 milionë lekë, e moshuara: Si përfundova me kokë të çarë dhe pa ndjenja
E moshuara qëllohet në kokë dhe lihet pa ndjenja, hajdutët marrin 2 milion lekë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





