
Familja e një çifti të moshuarish në Belsh ka rënë pre e grabitjes.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, kur disa persona me maska kanë hyrë në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani.
Sipas burimeve policore, e moshuara është dhunuar me qytën e pistoletës dhe më pas i kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra.
Gruaja është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi.
70-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





