Transmetuar më 22-08-2017, 09:41

Një çift të moshuarish janë grabitur me dhunë në Belsh. Mbrëmjen e djeshme, disa persona me maska kanë hyrë në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani madje e kanë goditur atë prapa koke me qytë pistolete.

Mësohet se çiftit i kanë vjedhur rreth 2 milionë lekë të vjetra. E moshuara është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi.

70-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Si ndodhi ngjarja

Mbrëmjen e fillim javës rreth orës 23:30 një person ka hyrë nga dritarja e pasme në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani, ndërsa kjo ishte për vizitë te fqinjët e saj ngjitur me shtëpinë e saj. Hajdutët sipas 70 vjeçares i kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra të cilat i kishte në një sirtar në katin e parë të banesës.

E moshuara, ka shkuar në banesën e saj kur ka dëgjuar zhurma dhe të lehurat e qenit të shtëpisë pasi ka dyshuar se diçka po ndodhte aty. Ajo është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi. 70-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën.

Ajo sipas të afërmeve ka parë grabitësin e maskuar të dalë nga dera kryesore dhe se ai e ka goditur me qytë pistolete.

Ndërsa policia bëri me dije se ajo ka deklaruar se kur po futej në shtëpi është trembur kur grabitësi i ka dalë para dhe në tentativë për t’u shmangur është rrezuar dhe nuk mban mend më çfarë ka ndodhur më pas.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd