
Gjykata e Korçës ka lënë në burg 36-vjeçarin Edison Shuli, pasi u kallëzua nga bashkëshortja e tij se abuzonte seksualisht në mënyrë të përsëritur me vajzën e tyre të mitur 5-vjeçare. Por prindërit e 36-vjeçarit thonëse te gjitha akuzat janë të pavërteta.
Ata mohojnë që djali i tyre ka abuzuar me vajzën e tij, ndërsa tregojnë se ai kishte raporte shumë të mira me të dy fëmijët e tij.
Jani Shuli, i ati i autorit të dyshuar, duke folur për ‘news24’ ngre akuza të rënda për prindërit e nuses, pasi sipas tij edhe nëse vajza është abuzuar, kjo ka ndodhur në Librazhd. Ata mohojnë të kenë parë shqetësime tek e vogla, për të cilën kujdeseshin ata.
Edison Shuli u arrestua pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, e cila e akuzoi se abuzonte me vajzën e tij të mitur. 36-vjeçari u akuzua edhe për dhunë fizike nga bashkëshortja e tij, e cila pas ngjarjes u largua nga banesa.
Tmerr në Korçë, babai abuzon seksualisht me vajzën 5 vjeçe
I arrestuan djalin për veprime të turpshme ndaj vajzës, nëna: Sajesë e nuses, donte të ndahej
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





