Transmetuar më 05-07-2017, 09:25

Tmerr për një fëmijë vetëm pesë vjeç në Korçë, pasi babai abuzonte seksualisht me të, në mënyrë të përsëritur.

Ngjarja e rëndë që kishte kohë që ndodhte në familjen e Pandi Sh., 36 vjeç, në Korçë, u denoncua nga e shoqja e tij, e cila ishte edhe ajo viktimë e dhunës në familje.

Policia lokale konfirmoi për noa.al se duke u bazuar në denoncimin e gruas dhe në investigimin e kryer, bënë ndalimin e 36-vjeçarit Pandi Sh., nga fshati Pirg i Korçës.

“36-vjeçari akuzohet se kryente vepra të turpshme ndaj vajzës së tij, si dhe ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes”, – thanë për noa.al, burime zyrtare nga policia vendore e Korçës.

Pandi. Sh, është ndaluar mbi bazën e urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Ka qenë bashkëshortja e tij që ka bërë kallëzim penal në datën 4 qershor, ku sipas saj, Pandi ka kryer në mënyrë të përsëritur vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 5-vjeçare.

Gjithashtu 36 vjeçari akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia tha se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale, "Vepra të turpshme" dhe "Dhuna në familje". /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd