


Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një video në Facebook, nëpërmjet të cilës hedh shumë dyshime lidhur me fushatën zgjedhore.
Në të shihet kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Lezhën, Viktor Tushaj, i cili i fut një zarf në xhep një simpatizanti të LSI, Gjovalin Gjini i cili u dhunua të premten mbrëma.
“Shih e shkruaj thotë populli, se sado të shkruash kur sheh kështu skenash, çdo fjalë është e tepërt…”, shkruan Tahiri në Facebook.
Lidhur me këto pamje nuk ka munguar as reagimi i Tushaj, i cili thotë se zakoni i malësorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet.
“Unë së bashku me miqtë e Gjovalinit tërë jetën tonë e kemi respektuar dhe do ta respektojmë këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!”, shkruan Viktor Tushaj në Facebook. /a.y/noa.al
Dhunimi i mbështetësit të LSI, Meta: Populli do armatoset, nëse policia nuk i lidh zagarët
Dhunimi i mbështetësit të LSI, policia: E rrahën persona të maskuar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





