Transmetuar më 02-06-2017, 11:11

Shkon në tre numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit të policisë së Elbasanit të koduar “Eksplozivi”, të cilët akuzohet se i kanë vendosur tritol një lokali dhe një makine.

Astrit Sinanaj, 38 vjeç banues në Tiranë, u arrestua ditën e djeshme, pas hetimeve që zgjasnin prej kohësh.

Ndalimi i tij u bë pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me persona të tjerë në 6 maj dyshohet të ketë vendosur lëndë plasëse në tokë poshtë mjetit në pronësi të shtetasit F.V.

Gjithashtu më 22 maj në lagjen “Emin Matraxhiu” dyshohet të ketë vendosur lëndë plasëse në shkallët e një lokali në pronësi të shtetasit L.D.

Gjatë së mërkurës në kuadër të po këtij operacioni u arrestuan edhe Gentian Kllogjri, 38 vjeç dhe Thanas Thoma, 38 vjeç banues në Elbasan.

Ndaj të dyshuarve materialet i’u referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al Çaktivizohet eksplozivi në lokalin në Elbasan, pamjet nga vendi i ngjarjes

Atentat i dështuar me lëndë plasëse pranë një automjeti në Elbasan, policia e çaktivizon

Shpërthim i kontrolluar i valixhes së dyshimtë në Elbasan, nisin hetimet 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd