Transmetuar më 06-05-2017, 16:07

Atentat me lëndë plasëse pranë një automjeti në Elbasan, në lagjen "Luigj Gurakuqi",  në bulevardin  kryesor në  kryqëzimin "Kristoforidhi".

Policia në Elbasan ka marrë informacion  se në tokë poshtë automjetit që ishte i parkuar,  ndodhej një pako e zezë e dyshuar me  lëndë  plasëse.

Shërbimet  e  policisë, kanë evakuuar personat përreth duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Në vendngjarje  mbërritën  forcat antieksploziv të Reneas, ku pas veprimeve të para rezultoi se brenda pakos kishte lëndë eksplozive.

Specialistët antieksploziv të Reneas më pas  bënë çaktivizimin e lëndës plasëse.

Nga kqyrja paraprake rezultoi se brenda pakos kishte rreth 300 gramë lëndë eksplozive si dhe një aparat celular.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për të përcaktuar  nëse lënda eksplozive ishte vendosur me qëllim shpërthimin e automjetit në pronësi të shtetasit F.V që ndodhej i parkuar, apo ka pasur destinacion tjetër./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd