






Alarmi për bombë pranë rrugës së Teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit ka mbajtur të mbërthyer në ankth për shumë orë banorët përreth. Shkak për alarmin u bë konstatimi i një valixheje të dyshimtë të lënë në buzë të trotuarit, ngjitur një automjeti të parkuar.
Forcat xheniere kanë asgjësuar me shpërthim të kontrolluar një sasi eksplozivi e cila ishte vendosur poshtë makinës së pronarit të një klubi nate pranë Teatrit Skampa në qytetin e Elbasanit.
Mbërritja e forcave xheniere pasi këqyri pakon, deklaroi se kemi të bëjmë me një lëndë plasëse, lloji dhe sasia e të cilës ende nuk është përcaktuar.
Për këtë do të priten analizat e detajuara nga Tirana, që të përcaktojnë edhe llojin e lëndës plasëse. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, kush ishte autori i lënies së valixhes dhe cili ishte qëllimi.
Rreth orës 10:12 një telefonatë e mbërritur në policia njoftoi për një pako të dyshimtë me lëndë eksplozive që ishte vendosur poshtë mjetit tip Golf me targa Aa 774nk. Menjëherë policia rrethoi zonën pranë “Teatrit Skampa”.
Makina ishte parkuar tek kjo rrugë prej pasdites së djeshme. Forcat xheniere mundën të çaktivizonin eksplozivin rreth orës 13:50 dhe një grup hetimor ka nisur punën për mbledhjen e provave që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





