Transmetuar më 02-06-2017, 08:47

Dalin detaje të reja lidhur me krimin tronditës të ditës së djeshme në Borsh të Himarës, ku fqinji vrau me çifte fqinjin e tij.

Rreth orës 09.30 të paradites së të enjtes, Sokrat Xhuveli, 57 vjeç shkoi në banesën e

Hetem Brahimaj, 79 vjeç, dhe e qëlloi në kokë dhe trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia po heton në dy pista lidhur me këtë ngjarje, ku e para është ajo e ardhur prej krushqisë mes tyre, pasi mbesa e autorit të dyshuar është e martuar me djalin e viktimës.

Dyshohet se mbesa e të dyshuarit ka pasur grindje me familjen e të shoqit dhe konkretisht me vjehrrin, duke bërë që daja i saj t’i dalë krahë në formën më fatale të mundshme.

Pistë tjetër është ajo e konfliktit të pronësisë, për shkak të ngritjes së një kasolle bagëtish nga ana e viktimës pranë tokës së Xhuvelit.

Sipas banorëve të zonës, mes viktimës dhe të dyshuarit ka pasur edhe më herët konflikte, pikërisht prej ndërtimit të kasolles.

Edhe mëngjesin e djeshëm, dy fqinjët kanë debatuar me fjalë dhe më tej janë konfliktuar edhe fizikisht duke bërë që 57- vjeçari të shkojë në banesë, të marrë çiften dhe të ekzekutojë në shtëpinë e tij vjehrrin e mbesës Hetem Brahimaj.

Nga dëshmia e dhënë në polici i dyshuari ka thënë se nuk donte ta vriste fqinjin, por thjesht ta trembte, ndërsa arma ishte shkrepur aksidentalisht. /a.y/noa.al

Vrasja e të moshuarit në Himarë, nga daja i nuses pas sherrit të saj me vjehrrin

Vrasje me armë zjarri në Borsh, i dyshuari i shkoi në shtëpi dhe e ekzekutoi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd