Transmetuar më 01-06-2017, 10:09

Vritet me armë zjarri një person në Borsh të Himarës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, në lagjen “Shkallë” të Himarës.

Sokrat Xhuveli, 57 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në banesën e shtetasit Hetem Brahimaj, 79 vjeç dhe dyshohet se e ka qëlluar me armë gjahu çifte këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka kapur menjëherë pas ngjarjes autorin e dyshuar dhe ka bërë shoqërimin drejt ambienteve të policisë së Himarës për veprimet e mëtejshme.

Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta të cilat mbeten për t’u sqaruar. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd