
Detaje të tjera kanë dalë nga vrasja e ndodhur paraditen e sotme në Borsh të Himarës ku një person ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në banesën e tij.
Viktimë mbeti 79 vjeçari Hetem Brahimaj dhe mesa duket gjithçka ka ardhur pas një sherri mes këtij të fundit me nusen i cili i kushtoi jetën, pasi u qëllua në gjoks dy herë me çifte.
Mësohet se pak para ngjarjes ata kanë debatuar me njëri tjetrin. Autori i dyshuar i vrasjes është Sokrat Xhuveli, fqinji por edhe daja i nuses së djalit të viktimës. Ai i ka trokitur në derë të moshuarit Hetem Brahimaj.
Midis tyre fillimisht pati një debat verbal, por më pas 58 vjeçari shkoi dhe mori armën në shtëpi, e vetëm pas pak minutash ai rikthehet sërish dhe qëllon drejt e në gjoks Brahimajn, raporton “ABCnews”.
Dyshohet se viktima të jetë zënë më parë me nusen e djalit. Daja që mesa duket është vënë në dijeni ka kërkuar nga vjehrri të ketë kujdes me mbesën. Ky debat është pasuar me vrasjen.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shkallë” dhe policia ka kapur menjëherë pas ngjarjes autorin e dyshuar dhe ka bërë shoqërimin drejt ambienteve të policisë së Himarës për veprimet e mëtejshme. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





