Vëllai i 16- vjeçares Blerta Pepa e cila gjeti vdekjen ende pa zbardhur e hëna, në spitalin privat “Continental” në kryeqytet, shprehet i shokuar mbi çfarë i ka ndodhur.
Roland Pepa shkruan i tronditur në Facebook, për humbjen e motrës së vogël.
“Më iku drita syve të mi, më iku motra ime. Pse o Zot”, shkruan Rolandi.
Rreth orës 01:00 pas mesnatës mes të dielës dhe të hënës, në spitalin privat, gjatë operacionit pacientja Blerta Pepa, 16 vjeçe, ndërroi jetë teksa po operohej në gju.
Vdekja e së resë dyshohet se është shkaktuar për shkak të gabimit me dozën e anestezisë, çka ka bërë që mjeku Tefik Zhurda të tentojë fundin fatal, duke injektuar një preparat anestezia.
E reja po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale pasi kishte dëmtuar ligamentin e këmbës në orën e fizkulturës te shkolla “Andon Zako Çajupi”.
16- vjeçarja nuk ishte e panjohur për publikun, pasi rreth tre vite më parë kishte konkurruar në spektaklin e talenteve “Gjeniu i vogël”. /a.y/noa.al
Ky është mjeku që tentoi të vrasë veten, pasi i vdiq pacientja te spitali “Continental”
Vajza që vdiq te spitali “Continental”, konkurroi tek “Gjeniu i vogël”, daja: E vrau babëzia e eurove
Vajza 15 vjeçe gjen vdekjen gjatë operimit tek spitali “Continental”, anestezisti tenton vetëvrasjen