Transmetuar më 16-05-2017, 09:58

Një vajzë fare e re ka gjetur vdekjen në spitalin privat “Continental” në Tiranë, teksa ka qenë në operim.

Rreth orës 01:00 pas mesnatës mes të dielës dhe të hënës, në spitalin privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekur pacientja Blerta Pepa, 16 vjeçe.

Në gjendje shoku mjeku anestezist Tefik Zhurda, 54 vjeç, banues në Tiranë, në orët e para të ditës së djeshme, pas pak operacionit ka ndërmarrë një akt të rëndë.

Ai ka tentuar të kryej vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie, ku ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime nga policia i thanë Noa.al, se vdekja e së resë dyshohet se është shkaktuar për shkak të gabimit me dozën e anestezisë, çka ka bërë që mjeku të tentojë fundin fatal, i tronditur nga gabimi i tij.

Mjeku Tefik Zhurda ndodhet momentalisht në gjendje kritike për jetën.

E reja po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale pasi kishte dëmtuar ligamentin e këmbës në orën e fizkulturës te shkolla "Andon Zako Çajupi", ku po operohej në gju.

16- vjeçarja nuk ishte e panjohur për publikun, pasi rreth tre vite më parë kishte konkurruar në spektaklin e talenteve "Gjeniu i vogël", ndërsa më poshtë gjeni video nga interpretimet e saj.

Në cilësinë e provës materiale për të zbuluar më shumë mbi vdekjen e së resë, u sekuestrua kartela mjekësore e së resë, për të zbuluar më shumë mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Ndërkohë që policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes të ndodhur në spitalin privat në rrugën "Ali Demi".

Spitali "Continental u hap vitin e kaluar dhe para disa muajsh u përurua nga kryeministri Edi Rama. /Arjola Ymeraj/noa.al  

Komunikata zyrtare e Policisë së Shtetit

“Më datë 15.05.2017, rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekjen shtetasja B.P., 15 vjeçe. 

Mjeku anestezist T.Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje (duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekësore e shtetases B.P.”Image may contain: 1 person, selfie, closeup and indoor