
Një i ndaluar i cili ndodhet në qelitë e burgut të Fushë Krujës, kanos me jetë një grua. Gjatë ditës së djeshme, në policinë e Fushë Krujës, është paraqitur 44- vjeçarja me inicialet F.T., me banim në Fushë Krujë.
Ajo ka denoncuar 24- vjeçarin Erges Duka, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, i arrestuar disa muaj më parë, pasi dyshohet se në nga burgu i Fushë Krujës, në kohë të ndryshme, nëpërmjet telefonit e ka kanosur me jetë.
Noa.al mëson se ky është denoncimi i dytë i bërë nga gruaja, pasi rasti i parë është kallëzuar më 28 shkurt.
Duka akuzohet se ka telefonuar nga burgu i Fushë Krujës, i cili ndodhet me masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi më 15 nëntor, rreth orës 17:45, në lagjen “Punëtori”, Fushë-Krujë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë të arrestuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse eksplozivi në mjetin tip Volswagen Passat në pronësi të shtetasit S.T., të cilin e kishte të parkuar pranë biznesit të tij, rrobaqepësi.
Burime nga policia thanë për Noa.al se Duka kanoste gruan e të zonjën e rrobaqepësisë duke i thënë, “Ke për ta paguar për denoncimin që më futi brenda. Nuk do shihni një ditë të bardhë as ti dhe as familja jote”.
Nëpërmjet gjuhës së kërcënimeve ai i thoshte F.T., se eksplozivin nuk i’a ka vendosur ai.
24- vjeçari po hetohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, ndërkohë që ndaj tij materialet i’u referuan Prokurorisë së Krujës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al
Kërcënohet një grua nga burgu i Fushë Krujës: Do m’a paguash që më fute brenda
Shpërthimi i tritolit në Fushë Krujë, arrestohen tre autorët e dyshuar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





