
Fushë Krujë, 1 shkurt 2017, NOA.al- Një i burgosur në burgun e Fushë Krujës, kanos me jetë një grua.
Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:00, ka bërë kallëzim 43- vjeçarja F.T., banuese në Fushë-Krujë, pasi është telefonuar dhe kanosur me fjalë disa herë nga shtetasi Erges Duka 23 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Duka, ka telefonuar nga burgu i Fushë Krujës, i cili ndodhet me masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi më 15 nëntor, rreth orës 17:45, në lagjen “Punëtori”, Fushë-Krujë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë të arrestuar, kanë vendosur një sasi lënde plasëse eksplozivi në mjetin tip Volsvagen Passat në pronësi të shtetasit S.T., të cilin e kishte të parkuar pranë biznesit të tij, rrobaqepësi.
Noa.al mëson se Duka kanoste gruan e të zotit të rrobaqepësisë duke i thënë, “Do ma paguash që më fute brenda, eksplozivin nuk t’a vendosa unë”.
Ndaj të dyshuarit materialet i’u referuan Prokurorisë së Krujës për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”/a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





