Transmetuar më 10-04-2017, 09:05

I vihet tritol një makine në Vlorë. Mësohet se eksplozivi është vendosur në makinën e Ermal Brahimaj, i njohur ndryshe si Bashkim Brahimaj 44 vjeç, të cilit në vitin 2014, i’u ekzekutua me eksploziv, vëllai Isuf Brahimaj.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rruga e Çipajve”, ku në pjesën e poshtme të shasisë së automjetit është konstatuar një sasi e dyshuar me lëndë eksplozive.

Sasia e dyshuar e eksplozivit është vendosur nga jashtë automjetit tip “Benz Fuoristradë” me targë AA 952 NA, në pjesën e poshtme të shasisë poshtë shoferit.

Gjithçka është zbuluar mëngjesin e sotëm, pasi në momentin që Brahimaj ka hapur derën lënda plasëse ka rënë, fatmirësisht pa shpërthyer. Shënjestra ishte nisur për të çuar të bijën në shkollë, në momentin kur ka pikasur tritolin.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe bëri çaktivizimin e eksplozivit, ndërkohë që po hetohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Brahimajt është tentuar t’i bëhet edhe njëherë tjetër atentat, po me eksploziv por ka shpëtuar.

Ndërkohë vëllai i tij, Isuf Brahimaj u ekzekutua në gusht të vitit 2014 në qytetin e Vlorës, pasi fuoristrada e markës “Mitsubishi” me targë AA848JX shpërtheu gjatë kohës që ka qenë në ecje e sipër.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin pranë sheshit “Omonia”, në rrugën Transballkanike. Viktima Isuf Brahimaj, biznesmen 42 vjeçar, i kishte ndërruar gjeneralitetet në Isuf Kokaj. Ai ishte pronar i një hoteli në Radhimë, për të cilin Prokuroria ka vendosur sekuestro pas vdekjes së tij, pasi dyshohet se është ndërtuar me para të ardhura nga krimi. Si pasojë e shpërthimit mbeti e plagosur edhe një vajzë e re e cila ndodhej në makinë me Brahimaj, si dhe u lëndua një kalimtar i rastit. /a.y/noa.al

Konfiskohet hoteli i Brahimajt në Vlorë, Prokuroria: U bë me trafik kokaine

Prokuroria kërkon konfiskimin e hotelit tek “Uji i Ftohtë”, pronari u vra në atentat

Shpërthen makina në Vlorë, vritet biznesmeni dhe plagoset një vajzë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd