Transmetuar më 02-04-2017, 11:10

Tiranë, 2 prill 2017, NOA.al- Ditën e sotme Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare, gjatë të cilës u fol për përgatitjen e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama, deklaroi se zgjedhjet nuk shtyhen, ndërsa për koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim tha se i takon kësaj të fundit të vendosë, pasi PS është e qartë.

Por në Asamble është zbuluar edhe slogani me të cilin PS do të dalë në zgjedhje, “Për Shqipërinë që duam. Shtet, punë, mirëqenie”.

Ky slogan u përsërit disa herë në fjalën e tij edhe nga kreu i qeverisë, ndërsa u shfaq edhe në podium. Ndërkohë LSI e ka zbuluar prej disa kohësh sloganin e zgjedhjeve “Një shans për të gjithë”./a.y/noa.al

Rama: PS është e qartë, i takon LSI të vendosë për koalicionin

Asambleja, Tahiri: S’duam koalicion sa për të mbledhur ca vota, edhe vetëm PS do fitojë 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd