Transmetuar më 02-04-2017, 10:44

Tiranë, 2 prill 2017, NOA.al- Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste e mbledhur paraditen e sotme, duke thumbuar Partinë Demokratike.

Ai hoqi paralele me skuadrën e futbollit të Juventusit, për të cilën tha se kundërshtarët e akuzojnë se fiton me hile dhe ashtu shigjetohet dhe PS.

“E ftoj Partinë Demokratike të marrë shembull nga Barcelona. Pavarësisht se Barcelona do të kualifikohet, shanset e PD për të qeverisur janë njësoj sa shanset e Barcelonës për të fituar sezonin. Data e zgjedhjeve nuk shtyhet. Saliu i Lulit nuk do as zgjedhje se nuk do vettingut, dhe Luli i Saliut nuk do vettingun se nuk do zgjedhjet. Kërcënojnë në emër të popullit të mbledhur grusht dhe nuk dalin nga çadra për tu përballur me gjykimin e popullit. Çadra është zgjedhja e tyre në 18 qershor është zgjedhja e popullit”, u shpreh Rama.

Ai ftoi opozitën të dalë nga çadra duke thënë më tej, “Ose të rrinë në çadër dhe të hanë pica, por mos prisni t’ju sjellim ndonjë 4 stinët. Nuk ka pica për opozitën nga ne”.

Duke folur për koalicionin me LSI, tha se ka shqetësime të ndryshme. “Sa për mua cilësia e këtij partneritet nuk matet as me sasinë e helmit, ku më shumë hedhin partneritet tanë në ujin helmues. Por matet me atë që duam të bëjmë shtet, nuk matet me gjërat që nuk shkojnë në qeverisjen e sotme, por matet me sa shumë reforma reale kemi kaluar së bashku për të bërë shtet për Shqipërinë që duam”.

Po për koalicionin tha se ka disa që e shohin si një martesë të ezauruar, disa si mëkat, duke shtuar se arsyet e këtyre përjetimeve janë nga më të ndryshmet, herë të drejta, herë të pajustifikuara.

“Cilësia e koalicionit nuk matet me sa shumë mungojnë ministrat e LSI në Parlament, por matet me të vërtetën. Jemi 3 vjet ditë larg kohës kur arsimi i lartë ishte me diploma pa vlerë. Sulmet e LSI për reformën janë si kofini pas të vjelave të reformës”, tha Rama.

Sipas tij cilësia e koalicioni nuk matet me llafe e thashetheme dhe se koalicioni me LSI nuk varet nga llafet dhe shkrimet e mediave, por nga pasioni dhe dashuria për vendin. Rama tha më tej se duke qenë se PS është e qartë, i takon LSI të vendosë në ditët në vijim për ecurinë.

Në këtë linjë tha se po flitet për 18 qershorin dhe jo për reformat, duke deklaruar se Shqipërinë dhe reformat do i bëjë vetëm Partia Socialiste.

Rama tha më tej se duke qenë se PS është e qartë, i takon LSI të vendosë në ditët në vijim për ecurinë.

Më tej ai deklaroi se sot nis pjesa e fundit e rrugëtimit të derikëtushëm.

Ai tha se do shkohet shtëpi më shtëpi, lagje më lagje dhe do flitet drejtpërdrejtë me çdo shqiptar, duke u treguar shqiptarëve historinë e përpjekjes për të ardhur deri këtu.

“Krenar për arritjet tona, kokulur për të metat tona. Do i takojmë njerëzit pa u shmangur përballjes me plagët. Pa u lodhur së shpjeguari se në çdo hap të këtij fillimi të ri vendoset në 75 ditë e 75 netë jo kush do qeverisë të sotmen, por si do jetë qeveria e së nesërmes”, tha ai, duke shtuar se do kërkohet një mandat i ri për Shqipërinë që dëshirohet për nesër.

Kreu i qeverisë u zotua se do mbrohet çdo votë, duke sqaruar se koha e vjedhjes së zgjedhjeve ka marrë fund dhe se kurrë nuk do i bihet ndesh zgjedhjeve të lira.

Sipas Ramës, ata që ankohen se do u vidhen votat në 18 qershor, janë po ata që vidhnin zgjedhjet dikur./a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd