Transmetuar më 05-07-2020, 10:58

Rëndohet situata e viktimave në vend, ku me dy rastet e reja në orët e fundit, shkon në 76 numri i të vdekurve prej koronavirusit.

Viktimat numërojnë numrin më të madh në Tiranë me 43 raste, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës dhe Elbasan 2.

Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve në Spitalin Infektiv.

Situatë e rënduar paraqitet edhe me shtrimet ku ftohen qytetarët që të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër.

Aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, një prej tyre i intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, kanë rezultuar 74 raste të reja të shpërndarë: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 449; Durrës 205 Shkodër 169; Vlorë 119; Lezhë 60; Fier 48; Korçë 36; Kukës 20; Elbasan 16; Berat 16; Gjirokastër 13 dhe Dibër 9. /a.y/noa.al

Nuk rreshtin viktimat prej koronavirusit, dy pacientë ndërrojnë jetë

Sërish shifra të larta infektimesh me koronavirus, 74 raste të reja në 24 orë