Transmetuar më 05-07-2020, 10:35

Koronavirusi nuk rresht së marri jetë, ku në orët e fundit dy pacientë të tjerë të prekur me Covid-19 kanë gjetur vdekjen, duke e çuar në 76 numrin e viktimave.

Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, në Spitalin Infektiv.

Ftohen qytetarët që të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër.

Aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, një prej tyre i intubuar në gjendje të rëndë.

🔴 MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Marjeta DervishiInstituti i Shëndetit Publik

Publiée par Edi Rama sur Dimanche 5 juillet 2020