Transmetuar më 05-07-2020, 10:41

Vijojnë shifrat e larta të infektimeve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 74 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, ku rastet pozitive janë të shpërndarë: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, në Spitalin Infektiv.

Ftohen qytetarët që të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër, ku aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, një prej tyre i intubuar në gjendje të rëndë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 449; Durrës 205 Shkodër 169; Vlorë 119; Lezhë 60; Fier 48; Korçë 36; Kukës 20; Elbasan 16; Berat 16; Gjirokastër 13 dhe Dibër 9.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.

“Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid-19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid1-9”, deklaroi specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi.

Ajo apeloi që të përdoret maska kudo në ambientet e mbyllura, kur hyhet në supermarket, në dyqane, në zyrë si dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

"Ruani higjienën personale dhe kolektive", deklaroi Dervishi.

COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)

Testime totale 28801

Raste pozitive 2893

Raste të shëruara 1657

Raste Aktive 1160

Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

🔴 MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Marjeta DervishiInstituti i Shëndetit Publik

Publiée par Edi Rama sur Dimanche 5 juillet 2020