Transmetuar më 15-02-2020, 21:45

Autori i grabitjes së argjendarisë në Elbasan ka rënë në prangat e policisë. I dyshuari i identifikuar si Astrit Thaçi është arrestuar në zonën e ish-Kombinatit në Tiranë.

Kapja u bë falë bashkëpunimit të policisë së Elbasanit me atë të Tiranës dhe tani po dërgohet në komisariatin e Elbasanit.

Mesditën e sotme, ai hyri me maskë dhe armë në një argjendari në lagjen “Aqif Pasha” ku grabiti një sasi të konsiderueshme floriri dhe disa para.

Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që u përdor për kërcënim.

Astrit Thaçi dyshohet të jetë autor i disa ngjarjeve kriminale. Disa ditë më parë, tentoi të grabiste një shtëpi në Durrës ku mbeti i plagosur  42-vjeçari Rexhep Tereziu.

Në tentativë për të vjedhur në banesën e Tereziut, e plagosi në këmbë me armë zjarri dhe u largua me shpejtësi, duke i shpëtuar efektivëve të policisë. Policia e Durrësit ka dyshime të forta se 27-vjeçari Thaçi, i dënuar për vjedhje më parë edhe në Itali e Shqipëri është edhe autor i grabitjes së pikës së kredive./a.m/noa.al

Lexo edhe: “Skifteri” i Durrësit mbërriti në Elbasan, kush është grabitësi i argjendarisë dhe e shkuara kriminale

Plagosi të zotin e shtëpisë gjatë tentativës së grabitjes, kush është i shpalluri në kërkim/Emri

Elbasan/ Grabitja në argjendari, zbardhet identiteti i autorit të dyshuar