Transmetuar më 11-02-2020, 08:47
Foto ilustruese

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i tentativës së grabitjes në zonën e plazhit në Durrës, ku mbeti i plagosur një person.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Astrit Thaçi, makina e të cilit u gjet e braktisur rreth 150 metër larg vendit ku ndodhi ngjarja dhe brenda saj u gjetën disa doza kanabis sativa.

Tentativa e grabitjes e përfunduar në plagosje ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të hënës, në lagjen nr.13 Plazh ku në banesën e Rexhep Tereziut, hyri një person i armatosur.

Kur 42-vjeçari e diktoi, i dyshuari qëlloi me armë zjarri duke e plagosur në këmbë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq dyshohet se Thaçi është autor edhe i grabitjes së ndodhur në një pikë për dhënien e kredive në Durrës, këtë të shtunë, ku u morën rreth 1 milion lekë të vjetra. /a.y/noa.al

Durrës/ Zbardhen detajet nga plagosja me armë, shkak ishte tentativa për grabitje

Durrës, një person i maskuar grabit një pikë për dhënien e kredive