Transmetuar më 15-02-2020, 19:38

I maskuar dhe me armë, një grabitës hyri në një argjendari në Elbasan dhe vodhi një sasi të konsiderueshme floriri dhe para.

Bazuar tek të dhënat e identiktit, dyshohet se grabitësi është Astrit Thaçi.

Policia e Elbasanit vijon të jetë në kërkim të autorit të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune, në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, ku një person hyri për të kryer vjedhje në një agjendari në pronësi të shtetases Antoneta Balla.

Nê vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për kërcënim./a.m/noa.al/

Lexo edhe: Grabitja e argjendarisë, policia: Identifikuam autorin, po e kërkojmë

Maska me armë grabit argjendarinë pranë policisë së Elbasanit