Transmetuar më 10-01-2020, 13:21

Vihet në prangat e policisë i dyshuari për krimin e mbrëmjes së të enjtes në Paskuqan, ku u vra me sende të forta 39-vjeçarja Enkeleda Çapoku.

Në sajë të angazhimit të policisë dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e komisariatit të policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e Erdet Çapokut, në Laprakë.

I dyshuari ndodhet i shoqëruar në polici, ku po kryhen veprimet e mëtejshme ndaj tij.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 23.40 të së enjtes në zonën e Paskuqanit, ku Erdet Çapoku 34 vjeç vrau me sende të forta kunatën e tij Enkeleda Çapoku 39 vjeçe.

Nëna e viktimës, e cila ka qenë e pranishme në skenën e krimit, ka treguar për mediat si ndodhi gjithçka.

Ajo tha se Erdeti e përndiqte të bijën, i shkonte nga pas kur shkonte dhe kthehej nga puna dhe e fotografonte kur ulej në kafe, ndërkohë që fotografitë ia çonte të vëllait që ndodhej në burg për drogë.

“Të shoqin e ka në burg, Erdeti vinte çdo mbrëmje në shtëpinë e vajzës dhe mbesës, ku rri edhe unë pasi mbesa është 18 vjeç. Ai i përndiqte, i thashë mos ofendo, mos shaj se e ke nuse vëllai. I dilte gocës në rrugë e filmonte, ia çoi fotografitë vëllait në burg. I shoqi i tha, ‘Enkeleda ruhu se unë jam në burg dhe nuk ju ndihmoj dot’. Vajza e denoncoi dhe policia e paralajmëroi që të mos i dilte më përpara”, tregoi gruaja.

Më tej tha se mbrëmë 34-vjeçari ka qenë duke pirë në lokalet e Paskuqanit dhe se erdhi rreth mesantës dhe shqeu derën, teksa po flinin.

“Më qëlloi me levë, rashë pa ndjenja, qëlloi dhe mbesën. Enekeledën e qëlloi me levë dhe me thikë, ka pas edhe thikë në xhep, e ka prerë vajzën me thikë, me levë i ra tek truri. Dola thirra djalin, ka vrarë Eneledën, na vrau Erdeti në gjumë. E çuan vazën në spital, goca kishte mbaruar në vend, 3 kile gjak kishte humbur”, rrëfeu gruaja. /a.y/noa.al

Burri në burg për trafik droge dyshonte për tradhti, gruaja që u vra ishte bashkuar me Dëshmitarët e Jehovait

Krimi në Paskuqan/ Çfarë i tha burri nga burgu, gruas që u vra nga kunati

U vra nga kunati pas përndjekjes, i shoqi në burg, nëna: Shqeu derën, na goditi të trejave

Krim i rëndë në familje në Paskuqan! Burri vret kunatën në sy të mbesës