Transmetuar më 10-01-2020, 07:51
Foto ilustruese

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur gjatë natës së lënë pas në periferi të Tiranës.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 23.40 të së enjtes në zonën e Paskuqanit, ku Erdet Çapoku 34 vjeç ka vrarë me sende të forta kunatën e tij.

Mësohet se i dyshuari kishte shkuar në shtëpinë e viktimës, Enkeleda Çapoku.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një debati me 39-vjeçaren, të cilën e ka goditur me një shkop druri duke e lënë të vdekur.

Edhe më e rëndë bëhet ngjarja, pasi gruaja është vrarë në sy të vajzës dhe nënës së saj.

I dyshuari ishte vëllai i burrit të viktimës, ndërkohë që pas krimit të kryer është larguar, duke u shpallur në kërkim. /a.y/noa.al