Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, reagon lidhur me konstituimin e këshillit bashkiak të Shkodrës.
Ai thotë se sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, ai shton se Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit të nderuar të Bashkisë së Shkodrës për situatën e krijuar pas dorëheqjes së detyrueshme të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë, por si në çdo rast sipas tij, qëndruan përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik.
“Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socialiste nuk investohet në asnjë debat. Ligji është i barabartë për të gjithë dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo”, shkruan Basha.
Ai thotë se në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkisë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin.
Sa më sipër, sqaron se institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar. /a.y/noa.al
Voltana Ademi ndjek tensionet politike nga zyra: Beteja e vështirë, por ne do ta fitojmë atë!
PD në protestë, Këshilli Bashkiak Shkodër zgjedh kryetaren dhe tre nënkryetarët e Bashkisë
"Kush nuk voton Brisejdën, përjashtohet nga PS!", Mesi citon urdhrin e Ramës. PD: Këshilli iligjitim
Konstituohet Këshilli Bashkiak Shkodër, protestuesit përplasen me policinë
Konstituimi i Këshillit Bashkiak, PD Shkodër në protestë “Skenë krimi”