Transmetuar më 19-08-2019, 13:12

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka qëndruar në zyrë për tu informuar mbi zhvillimet e fundit në qytet.

Ademi tha se nuk do të njihet 30 qershori dhe as mbledhja e sotme e Këshillit të ri Bashkiak, derisa të zhvillohen zgjedhje normale.

“Ne nuk do të lejojmë që një uzurpator të uzurpojë Shkodrën dhe Shqipërinë,” tha Voltana Ademi, mbi ngjarjet e fundit.

Ajo shtoi se “ne do të vazhdojnë ta duam qytetin, ta mbrojmë qytetin.”

“Ne nuk do të luftojmë që jo vetëm në Shkodër, por edhe në Shqipëri të zhvillohen zgjedhje normale,” shtoi Voltana Ademi. Ajo tha se kjo betejë do të vazhdojë, e kjo luftë nuk është e lehtë.

Ndërkohë mbështetës të PD-së kanë kundërshtuar mbledhjen e Këshillit të ri bashkiak, ku edhe u zgjodh kryetari i ri.

Pas mbledhjes anëtarët e këshillit të ri kanë lënë bibliotekën ku u zhvillua mbledhja, ndërsa në tentativë për të dalë jashtë janë përplasur edhe me protestuesit.

Ka qenë deputeti Tom Doshi ai i cili doli i pari, ndërsa një pjesë e protestuesve e kanë ndjekur atë nga pas. Situata është tensionuar ndjeshëm, ndërsa raportohet të ketë edhe konfrontim fizik mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit kanë ndjekur për disa minuta Doshin, ndërsa më pas ky i fundit ka arritur të largohet. Gjithsesi, mbetet e paqartë pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, se kush do të drejtojë Bashkinë Shkodër, derisa të zhvillohen zgjedhje të reja. /a.m/noa.al/