Transmetuar më 14-11-2018, 13:54

Dalin detaje të reja lidhur me krimin e rëndë të ndodhur gjatë ditës së sotme në Shkodër, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos.

Bëhet me dije se 31-vjeçari Fatos Ferracaku, u qëllua me plumb në kokë dhe në gjoks, duke bërë që të gjejë vdekjen.

Por krahas tij u plagos edhe shoku me të cilin ndodhej në kafe, Fatmir Mehaj.

Duke rindërtuar skenën e ngjarjes, bazuar edhe në dëshmitarët e rastit, rezulton se kanë qenë dy persona me motor dhe të maskuar, ata që hapën zjarr.

Ndërsa Fatos Ferracaku gjeti vdekjen e menjëhershme, Mehaj u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, për shkak se plumbat e prekën në kofshë dhe në pjesën e legenit.

Krimi i kësaj të mërkure ndodhi rreth orës 11:15 të kësaj në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur “Merkata Rus”.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen “Guerrile”.

Rezulton se Fatos Ferracaku nuk ka pasur probleme me drejtësinë, ndërsa njihej si tregtar peshku në markatën e Shkodrës.

Sakaq policia e Shkodrës e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Rezulton se 31-vjeçarit që mbeti i vrarë në atentatin me armë zjarri ditën e sotme në Shkodër, në muajin shtator i kanë vrarë kushëririn.

Fatosi në 1 shtator humbi kushëririn e tij Arjan Ferracaku, i cili u vra me armë zjarri teksa kalëronte.

Arjan Ferracaku rezultonte pronar i dy bizneseve në Velipojë, ndërkohë që u ekzekutua në një zonë periferike, pikërisht aty ku gjenden në mënyrë të përsëritur makinat e djegura të përdorura në krime të ndryshme.

Aktualisht po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për të zbuluar lidhjen që mund të ekzistojë mes ekzekutimit të dy kushërinjve, brenda një kohe kaq të shkurtër. /a.y/noa.al

Viktimës së atentatit në Shkodër, në shtator i vranë kushëririn

Një i vrarë dhe një i plagosur në mes të Shkodrës, dalin emrat

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i vrarë dhe një i plagosur