Transmetuar më 14-11-2018, 11:56

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur, si pasojë e një atentati me armë zjarri të ndodhur në mes të qytetit të Shkodrës.

Paraprakisht bëhet me dije se viktima është Fatos Ferracaku, ndërsa i plagosuri është Fatmir Mehaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Rus” të qytetit verior, ku dy persona me motor u afruan drejt tyre dhe hapën zjarr.

Pak pas ngjarjes në zonën e "Livadeve" u gjet edhe një motor i djegur, i cili dyshohet se ju përket autorëve.

Dyshohet se Fatos Ferracaku, është i afërmi i biznesmenit Arjan Ferracaku, i cili u vra në fillim të muajit shtator.

Arjan Ferracaku u ekzekutua teksa ndodhej në zonën e Livadeve pranë Liqenit të Shkodrës për të bërë stërvitje me kuaj bashkë me rreth 5-6 persona të tjerë. /a.y/noa.al

Si u vra biznesmeni Ferracaku duke kalëruar

Ekspertet ne vendngjarje

Ekspertet ne vendngjarje