Transmetuar më 14-11-2018, 11:42
Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar ditën e sotme, duke bërë që një person të mbetet i vrarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkodër, në lagjen “Rus” ku raportohet për një person të vrarë dhe një të plagosur.

NOA.al duke iu referuar burimeve në vendngjarje raporton se viktima është Fatos Ferracaku, ndërsa i plagosuri është Fatmir Mehaj.

Paraprakisht mendohet se kanë qenë dy persona me motor ata që kanë qëlluar drejt viktimës dhe të plagosurit.

Policia ka mbërritur në zonën e krimit, teksa po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sakaq, në zonën e Livadeve të Shkodrës u gjet pak më parë një motor i djegur. /a.y/noa.al/

Ekspertet ne vendngjarje