Transmetuar më 17-09-2018, 10:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor.

Për të përcjellë urimin e tij, ai ka publikuar një fotografi ku shihet mes fëmijëve.

“Të dashur nxënës dhe prindër, ju uroj nga zemra një vit të mbarë shkollor!”, shprehet Basha në urimin e tij.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ka nisur viti i ri shkollor për 480 mijë nxënës.

Por deputetët e Partisë Demokratike, janë ndalur në qarqe të ndryshme për të denoncuar mbylljen e shkollave. /a.y/noa.al

Nisja e vitit të ri shkollor, deputetët e PD denoncojnë mbylljen e shkollave

Nis viti i ri shkollor, Nikolla: Kryefjalë, përmirësimi i cilësisë së shërbimit për nxënësit